Ekskluzive: Zbulohet emri i personit që u ndalua për grabitjen e shoferit të ‘Roberti Taxi’ në Prishtinë


Hajnat herë të vetëm e herë në grup, po arrijnë të kryejnë vjedhje e grabitje, gjithandej vendit.

Taksistët jo rrallëherë janë cak i tyre, siç ndodhi me një rast në fillim të këtij muaji, në Vranjevc të Prishtinës. I dyshuari për grabitjen e shoferit të kompanisë ‘Roberti Taxi’ tashmë është zbuluar, raporton Gazeta Sinjali.

Policia e ka konfirmuar arrestimin e tij, ndërsa Sinjali ka zbuluar identitetin e hajnit të dyshuar.

Siç mëson ekskluzivisht Sinjali, personi i ndaluar për këtë rast është Arsim Haxholli, 35-vjeçar.

Ai po dyshohet se nën kërcënimin e thikës, ka arritur t’i grabis 100 euro dhe sipas informacioneve të para, bashkë me të ka qenë edhe një person tjetër.

Ndaj tij, pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor.

Sot nga njësite policore të stacionit veriu në Prishtinë, pas kompletimit të rastit nga ana e hetuesve dhe  përfundimit të intervistimit në prokurori,  është dërguar në mbajtje një person i dyshuar për veprën  grabitje, që ka ndodhë me datën  05.10.2024, në rrugën “27 Nëntori” në Prishtinë.

Ndaj personi të dyshuar  : – A.H . mashkull, 35 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, hetuesit policor po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore para se rasti të procedohet më tej.” – njoftoi Policia.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *