Çmimet nuk i kalojnë 100 mijë lekë të vjetra për një shërbim. Maksimalja është aq, pastaj kemi dhe tarifa më të lira. Vajzat marrin 20 për qind të tarifës që jepet nga klienti. Për pjesën e rrogës nuk e di, por për pjesën e shërbimit ekstra merr 20 për qind, ndërsa 80 për qind shkojnë te pronari i qendrës së masazheve. Edhe normalisht duket sikur kjo pjesë u pëlqen”, tha gazetarja.
“Kjo nis nga kultura vetjake që ka një individ, këtu hymë te pjesa sociale. Kështu janë rritur dhe gatuar këta njerëz, ndoshta kultura familjare, ndoshta nuk janë mësuar që t’i arrijnë gjërat vetë në jetë dhe mendojnë se kjo është mënyra më e mirë për të arritur diçka dhe për të bërë kaq para”, shtoi ajo.
Pronarët arrijnë të pasurohen, ndërsa vajzat që punojnë në qendrat e masazhit jo, pasi tarifa më e madhe kalon te pronari”, tha gazetarja.